bostan

Hani më shumë bostan këtë verë, shëron këto sëmundje

Fruti i kuq – shalqiri – kryesisht përbëhet nga 92% ujë. Por kjo nuk është e gjitha, ky frut i mahnitshëm ka edhe veti shumë të mira shëndetësore.

Çdo copëz e tij që hahet, ka nivel të konsiderueshëm të vitaminave A, B6 dhe C. Shalqiri përmban poashtu shumë antioksidantë dhe aminoacide, duke mos anashkaluar edhe një sasi modeste të kaliumit.

Të shijohet gjatë ditëve të nxehta është më se e domosdoshme, pasi që është freskues dhe nuk ka përmbajtje të yndyrërave dhe ka vetëm 40 kalori. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, niveli më i lartë i vitaminave gjendet në shalqi dhe kjo zakonisht ndodh gjithnjë tek pemët dhe perimet e kuqe.

Diçka e tillë është më se e rëndësishme ngase i sjell trupit reaksione të shëndetshme, shkruan Livescience. Shalqiri përmban gjithashtu edhe komponentin likopen, që i sjell ngjyrë të kuqe frutave.

Likopeni është tejet i nevojshëm për shëndetin e zemrës, shëndetin e kockave dhe është parandalues i kancerit të prostatës. Ky frut i verës, është burim i shkëlqyer i kaliumit dhe është i pasur me antioksidantë që janë të efektshëm në parandalimin e kancerit në zorrën e trashë, në gji apo mushkëri.

Por qëndron edhe një sekret tjetër që shalqiri i sjell të mira organizmit të njeriut. Më konkretisht, sekreti qëndron edhe tek farat e këtij fruti të verës, ngase janë të pasura me substanca ushqyese, kripëra minerale si dhe hekur e magnez.

Ato përmbajnë vitamina të grupit B dhe acide yndyrore të pangopura të cilat janë të domosdoshme për të larguar kolesterolin e keq.