A helmoheni nëse e përzieni peshkun me produkte të qumështit?

Thuhet se përzierja e peshkut me produkte të qumështit çon në helmim, por sa është e vërtetë kjo?

Nëse flasim në mënyrë shkencore, nuk ka asnjë arsye pse duhet të evitoni ngrënien e peshkut dhe produkteve të qumështit së bashku.

Madje, mund të gjeni shumë receta online që përfshijnë edhe peshkun edhe produktet e qumështit, si peshku i pjekur me sos.

Vetëm sigurohuni që këto ushqime trajtohen siç duhet dhe janë të sigurta para se t’i konsumoni, si p.sh a është peshku i freskët dhe i gatuar mirë dhe a ka afat qumështi ose produktet e tjera të qumështit.

Vetëm njerëzit që janë alergjik ndaj peshkut ose që janë intolerant ndaj laktozës nuk duhet t’i hanë këto ushqime. Pra, nëse nuk jeni alergjik, s’ka asgjë për t’u brengosur!