Qofte me kungulleshka

Përbërësit: 4 kungulleshka mesatare, patate, qepë, 2 vezë, pak veget, pak biber të zi
pak spec të kuq, 4 lugë miell, 2 lugë susam, një tubë majdanoz, 3 lugë thërrmija buke.

Udhëzimet:
1. Së pari kungulleshkat i qërojmë, i grijmë në rende. Pataten dhe qepën gjithashtu i përziejmë bashkë dhe i shtrydhim me dorë ua largojmë lëngun e tepërt.

2. Pastaj ja shtojmë vezët biberin e zi, specin e kuq, majdanozin, vegetën, miellin dhe prezllën dhe e përziejmë mirë derisa brumi të bëhet i butë.

3. Në tavë qesim vaj e nxehim mirë dhe me lugë i qesim në tavë për tu fërguar në të dyja anët. Brumin duhet ta përziejmë vazhdimisht pasi që lshon nga pak lëng. Bëhen shumë të shijshme.

Ju bëftë mirë!