Tortë zele me kakao

Përbërësit:

5 vezë, 7 lugë gjelle sheqer, 7 lugë gjelle vaj, 2 lugë të mesme kakao, 3 sheqer vanilje,
12 lugë miell, një pluhur për pjekje, një hopla (krem të ëmbël), një qese kokos, një banane,
arra, çokollatë kuzhine, gjalpë.

Përgatitja:

  1. Tundim së bashku vezët, vajin, sheqerin, kakaon dhe sheqer vaniljet për rreth 5 minuta.
  2. Pastaj shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje, duke i rrahur me mikser derisa të trashet brumi.
  3. Marrim një tepsi në formë rrumbullake, e lyejmë me gjalpë që mos të ngjitet brumi dhe e hedhim brumin në të, duke e futur më pas në furrë për ta pjekur në 250 gradë C.
  4. Pasi të piqet, e heqim brumin nga tepsia dhe e vendosim në një letër kuzhine duke e lënë që të ftohet për 10 minuta.
  5. Pastaj atë brum e ndajmë në mes, për t’i nxjerrë dy shtresa të brumit.
  6. E përgatitim hoplën, duke e rrahur me mikser derisa të trashet. I hedhim një qese kokos, sheqer vanilje dhe e përziejmë mirë.
  7. Me këtë e lyejmë shtresën e parë të tortës dhe më pas ia hedhim sipër shtresën tjetër të brumit.
  8. Me pjesën e mbetur të hoplës e lyejmë tortën anash.
  9. E marrim bananen, e shtypim. I marrim edhe arrat e shtypura dhe i bëjmë bashkë me bananen.
  10. E lyejmë pjesën e sipërme të tortës me këtë dhe e fusim tortën në frigorifer për 15 minuta.
  11. E shkrijmë gjysmë cope gjalpë dhe një çokollatë kuzhine, duke i përzier së bashku.
  12. Pastaj e nxjerrim tortën dhe ia hedhim sipër çokollatën e shkrirë. Nëse ju ka mbetur ende hopla, dekorojeni sipër me të. Ju bëftë mirë ! /pergatit.com

Receta u krijua nga Donjeta.