guri

Hiqni gurin gëlqeror nga tualeti, tenxheret dhe enët e kuzhinës me 5 metoda natyrale

Ne në përgatit kemi identifikuar 5 metoda natyrale të pagabueshme, të gjitha me kosto shumë të ulët, të thjeshta dhe ekologjike. Pirunët tuaj, tenxheret, tualeti dhe enët tjera të kuzhinës do të shkëlqejnë si kurrë më parë, provoni ta besoni.

Mos u shqetësoni, heqja e gurit gëlqeror nga tenxheret, tiganët dhe enët është shumë më e thjeshtë nga sa mendoni dhe kimikatet nuk janë gjithmonë të nevojshme. Formimi i gurit gëlqeror nuk do të thotë fare papastërti, në fakt shkaktohet nga kontakti i enëve me ujin e rrjedhshëm të cilit i shtohet guri gëlqeror për ta dezinfektuar.

Përbërësit natyral janë:

  • Uthull vere
  • sodë buke
  • limon
  • kastravec
  • uthull dhe sodë buke

Uthull vere

Uthulla e verës së bardhë është padyshim metoda më e mirë dhe më efektive për të hequr gurin gëlqeror nga tenxheret dhe tiganët, veçanërisht nëse kërkoni një zgjidhje ekologjike. Mbushni tenxheren që dëshironi të pastroni me ujë të nxehtë dhe uthull, lëreni masën të vlojë, fikni zjarrin dhe lëreni të pushojë për dy orë. Më pas pastrojeni dhe shpërlajeni mirë, do të shkëlqej si asnjëherë më parë.

Sodë buke

Një aleat i çmuar për ata që preferojnë të pastrojnë dhe dezinfektojnë shtëpinë dhe kuzhinën e tyre në mënyrë natyrale, soda e bukës mund të përdoret edhe për njollat e gurit gëlqeror. Përgatitni një përzierje duke tretur dy lugë sodë buke në gjysmë litër ujë të ngrohtë, zhytni një sfungjer ose një leckë kuzhine në tretësirë dhe fërkoni sipërfaqen ose enët që dëshironi të pastroni.

Nëse njollat janë veçanërisht rezistente, mund të përdorni edhe një garzë teli, por kini kujdes që të mos e përdorni në tava që nuk ngjiten, mund t’i prishni ato. Për një pastrim të plotë të kuzhinës tuaj, vendosni përzierjen tuaj të ujit dhe sodës së bukës në një spërkatës dhe e përdorni për të fshirë yndyrat nga pllakat ose lavamani, lëreni të veprojë për 10 minuta dhe me anë të një lecke hiqni çdo mbetje.

Limon

Ne e dimë se përfitimet e limonit janë të pafundme, por ndoshta jo të gjithë e dinë se aciditeti i tij natyral lejon që të shpërndahen ato pika të bezdisshme të errëta që formohen në tenxhere pasi i kemi përdorur për recetat tona. Limonin mund ta përdorni në dy mënyra, në rastin e gurit gëlqeror që nuk është shumë “rezistent”, mjafton ta prisni përgjysmë dhe ta fërkoni brenda tenxheres që dëshironi të pastroni dhe më pas ta fshini me një leckë.

Ose kur dëshironi të largoni depozitat e gurit gëlqeror më të vështirat për tu hequr, mund ta mbushni tenxheren me ujë dhe lëng limoni, e lini të ziejë përzierjen për 2 deri në 3 orë përpara se ta shpëlani dhe ta thani.

Kastravec

E keni lexuar mirë, kastraveci nuk është vetëm i mirë për t’u ngrënë, por është gjithashtu i shkëlqyeshëm për pastrimin dhe lustrimin e tenxhereve dhe enëve. Gjithçka që duhet të bëni është ta prisni dhe ta fërkoni në sipërfaqen e njollosur. Brenda pak minutash do të shihni të zhduket guri gëlqeror, thjesht duhet të përfundoni pastrimin duke i tharë enët me një leckë kuzhine.

Uthull dhe sodë buke

Zgjidhja më e fortë, për ato njollat e gurit gëlqeror që mendonit se nuk mund t’i hiqni qafe kurrë, uthulla e verës së bardhë dhe soda e bukës janë kombinimi perfekt. Mbushni një tenxhere me ujë dhe uthull vere në të njëjtat sasi dhe vendoseni në zjarr, sapo të fillojë të vlojë shtoni dy lugë sodë buke dhe lëreni të shkrijë plotësisht. Lëreni të ftohet në mënyrë që të mos digjeni dhe lagni një sfungjer për enët me të cilin do të pastroni tiganët.