Hurma fruti më i shëndetshëm në botë

Përbërësi kryesor në ushqimin e botës arabe. Ndihmon në anemi, hipertension, kolesterol të lartë, diarre, madje edhe kancer.

Fryti më i rëndësishëm në ushqimin arab është hurma. Ajo është aq e rëndësishme saqë është quajtur “Buka e shkretëtirës” dhe në Greqinë e lashtë ishte e njohur si “fryt i perendive”. Ajo rritet në oazat e shkretëtirës apo palma. Është fryti i vetëm në Sahara, në të cilën njeriu mund të mbijetojë. Palmat lulëzojnë në muajin mars, ku edhe kryhet pllenimi i nevojshëm për krijimin e frutave.

Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurma konsiderohen si fruti më i shëndetshëm në planet. Është e lehtë për t’u tretur dhe ju mbanë gjatë gjithë kohës të ngopur. Janë të pasur me vitamina dhe janë të nevojshëm edhe për të rritur e fëmijë. Hurmat janë një burim i pasur me fibra natyrore, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të zorrëve. Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm. Ky frut është shumë efektiv në trajtimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit dhe sëmundjeve të tjera, madje edhe kancerit.

Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit, sidomos rekomandohet për fëmijët gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna. Përveç kësaj, hurma ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën.

Hurmat janë të mira edhe për të pamurit për shkak se përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, ku jo më kot janë cilësuar si “vitamina për sy”.

Hurmat mund të ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi. /pergatit.com