Jo vetëm për shkak të shijës, por me të vërtetë ëmbëlsirat sjellin disa përfitime të mëdha trupit tonë.
Sigurisht, keni lexuar se ëmbëlsirat ndikojnë negativisht tek personat me mbipeshë, por duhet të dini edhe për disa të mira që ato kanë.
Ju ndihmojnë të mos ndiheni të mërzitur:
Disa vite më parë, në Belgjikë është bërë një eksperiment me fotografi të dhimbshme të cilat i kanë shikuar një grup i njerëzve që kishin ngrënë ëmbëlsirë dhe një grup tjetër që nuk kishin ngrënë. Grupi i cili kishte ngrënë ëmbëlsirë, ndiheshin më të qetë duke i shikuar ato.
Mund të ndikojnë edhe në humbje të peshës:
Nëse në mëngjes në vend të ndonjë ushqimi me shumë kalori, merrni pak ëmbëlsirë dhe një gotë me çaj të gjelbërt dhe gjatë pjesës tjetër të ditës jeni aktiv, në organizëm do të ketë mjaftueshëm energji dhe kaloritë do të digjen.
Ju ndihmojnë ta luftoni depresionin:
Sipas ekspertëve, jo vetëm depresioni por edhe shumë sëmundje mendore mund të luftohen me çokollatë dhe ëmbëlsira.
Në ëmbëlsirë duhet të shtoni përbërës që janë të pasur me vitamina dhe antioksidantë. Çokollata është antioksidant i shkëlqyer, gjithashtu nëse shtoni karrota ose arra, do të fitoni vitamina dhe omega-3.
Duhet të jeni gjithashtu të kujdesshëm që të mos e teproni me konsum të ëmbëlsirave dhe mos të qëndroni pasiv pasi të keni ngrënë, përndryshe do të kenë efekte negative në trupin tuaj.