Si të përgatitni lakra turshi?

Përbërësit:
30 kg lakër,
600 gr kripë.

Përgatitja:

  1. Pasi i pastrojme nga gjethet e heqim me kujdes kaçanin – pjesen e forte, pastaj boshllekun e mbushim me nje grushte kripe.
    2. Lakrat me kripe i reshtojme ne ene te pershtatshme per turshi (fuçi – 60 litershe).
    3. Keshtu te radhitura ne fuçi, lakrat i leme per 24 ore pa uje, pastaj siper ua hedhim ujin e ftohte ne te cilin e kemi tretur kripen e mbetur ku ena te mbushet me uje deri ne gryke.
    4. Pas 2­3 jave lakrat thartohen dhe jane të gatshme per t’u konsumuar. Ju befshin mire!