Përbërësit:
8 litra qumësht, një filxhan kripë, një qese limontoz.
Përgatitja:
Në një enë të madhe që mban 8 litra e qesim qumështin të vloj, në momentin që qumështi vlon e qesim limontozin dhe e përziejmë vazhdimisht. Më pas e largojmë nga zjarri dhe e lëmë për 15 minuta të pushojë.
Në momentin që kemi shtuar limontozin, përnjëherë fillon shpërbërja e qumështit në hirrë dhe grimca të cilat pasi të ftohen do të bëhen djath. Sapo ta largojmë qumështin nga zjarri e qesim në një kulluese ose leckë të shpesh dhe e lidhim fortë, më pas i qesim një rendesë sipër që të shtrëngohet më shumë.
Është me rëndësi që sa më shpejtë të bëhet kjo procedur edhe pse është pak e vështirë sepse qumështi i valë, na pengon pakëz që ta kthejmë në leckë kulluese.
Posa ta kemi hedhur në kulluese i shtojmë edhe kripën e përziejmë dhe pastaj e lidhim mirë dhe e shtrëngojmë. Pasi të ketë qëndruar disa orë ne do të fitojmë dikun rreth 1kg djath shumë të shijshëm që mund të përdoret edhe si kaçkavall. Ju bëftë mirë ! /përgatit.com