Përbërësit:
✕
500gr spinaq të freskët, të imtësuar, kripë dhe piper, për shije, ¼ lugë çaji arrëmyshk, 250gr gjizë, 50gr djathë parmesan, 1 vezë, e rrahur, 6 fletë të freskëta lazanje, një grusht gjethe borzilok, 350gr pastë domatesh, 100gr djathë mocarella, të imtësuar.
Përgatitja:
- Parangroheni furrën në 180 gradë C.
- Hidhni spinaqin në një tigan dhe fërgoni në temperaturë të ulët.
- Hidhni arrëmyshkun dhe spërkateni me kripë dhe piper.
- Lëreni spinaqin të ftohet pak, më pas shtojeni spinaqin në një enë për përzierje, duke ia hequr lëngun sa më shumë që të jetë e mundur.
- Hidheni gjizën, parmesanin dhe vezën derisa gjithçka të kombinohet mirë mes vete.
- Zhytni fletët e lazanjes në ujë të ftohtë për 30 sekonda para përdorimit, më pas hidheni 1-2 lugë gjelle të përzierjes së spinaqit në skajin e poshtëm të fletës së lazanjes.
- Mbështillni fletët e lazanjes një herë, më pas ndajeni atë me një thikë.
- Edhe pjesën tjetër të lazanjes mbështilleni me përzierjen e spinaqit.
- Vendosni lazanjet e mbështjella në një enë të për pjekje.
- Hidhini gjethet e borzilokut sipër.
- Pastaj dhe pastën e domateve.
- Më pas djathin mocarella sipër.
- Piqeni në pjesën e poshtme të furrës për 30-35 minuta derisa djathi të flluskojë. Nëse skuqet shpejtë, thjeshtë mbulojeni.
- Ju bëftë mirë! /pergatit.com
Për më tepër, shikojeni videon e përgatitjes: