Ju skuqet syri shpesh? Ky është problemi që paralajmëron

Të shumtë janë ata që ankohen se përjetojnë skuqje të syve. Disa e gjejnë shkakun te përdorimi i tepërt i telefonit e disa të tjerë tek sëmundjet virale të sezonit. Megjithatë ka një sërë arsyesh të tjera që shkaktojnë një gjë të tillë.

Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, sytë e skuqur janë pasqyra e shëndetit që tregon se diçka po ndodh me sytë tuaj ose me pjesë të tjera të trupit. Për shkak se ka shumë arsye që shkaktojnë një gjë të tillë, nuk është e lehtë për të kuptuar nëse vuajmë nga ndonjë sëmundje ose çfarë e shkakton realisht skuqjen e syve sipas rastit.

“Zakonisht sytë bëhen me damarë të kuq, sepse enët e gjakut në sipërfaqen e syrit zgjaten ose siç njihet në terma mjekësorë ‘ndizen”. Këtë e shpjegon doktoreshë Jessica Lee, e specializuar në kirurgjinë vitreoretinë për problemet e tyrit.

Ajo thotë se ka një serë arsyesh për këtë ndodhi:  Disa nga këto arsye janë të thjeshta dhe kanë kurim të shpejtë, ndërsa disa raste të tjera janë të rrezikshme dhe serioze; Skuqja e syve, acarimi apo kruarja në brendësi mund të jetë shenja e parë e një gjendje që mund të ketë ndikim në shikim.

Alergjia

Alergjitë shoqërohen edhe me kruarje të syve, përveç skuqjes. “Reagimet alergjike ndodhin kur sistemi i imunitetit të trupit ka një reagim të tepruar ndaj një stimuli të dëmshëm”, thotë Lee duke shtuar se  pothuajse çdo gjë mund të shkaktojë një reagim, por shkaqet më të zakonshme janë pluhuri, polena, qimet e kafshëve dhe higjiena e syve (duke përfshirë produktet kozmetike). Skuqja e syve dhe kruarja largohet nëse nuk ekspozohemi më ndaj gjërave që e shkaktojnë. Për të shpejtuar zhdukjen e skuqjes, laj sytë me ujë të bollshëm ose mbaj për disa minuta një kompresë të ftohtë tek sytë.