Ashtu siç e përgatiste gjyshja jonë, kjo është receta tradicionale e kaçamakut të shijshëm.
Përbërësit:
- 8 lugë gjelle miell misri,
- 2 gota ujë (sipas nevojës edhe tri),
- 2 gota kos,
- një schmand (ajkë),
- 4 lugë gjelle vaj, kripë.
Përgatitja:
E vloni ujin në një tigan dhe i hidhni kripën, vajin dhe ajkën në të dhe më pas e largoni pak nga zjarri apo e lini në një temperaturë të ulët. Më pas hidhni miellin dhe përzieni derisa të bëhet një masë jo shumë e trashë për 10 minuta. Ju bëftë mirë!