lakra

Lakra me mish, sekreti si t’i bëni të shijshme çdo herë

Gjellë e vjetër me lakra dhe shumë e shëndetshme, të cilën përherë do ta gatuani. Por cila është mënyra më e mirë për ta përgatitur këtë gjellë shqiptare?

Përbërësit:

– 1,5 kg lakra të freskëta,
– 500 g mish viçi,
– 500 g mish qengji,
– kripë,
– piper,
– spec i bluar,
– 250 ml kos,
– vaj.

Përgatitja:

Pastroni lakrat dhe pritni në feta, por jo deri në fund, kujdes që të mos shpartallohet.

Mishin priteni në copë më të mëdha dhe në tenxhere radhisni në mënyrë alternative mishin dhe lakrën.

Qitni kripë, piper, qitni sipër pak vaj dhe ujë deri në gjysmë.

Lëreni të vlojë rreth gjysmë ore, pastaj në zjarr të vogël zieni disa orë.

Në fund, nxehni pak vaj dhe spec të bluar, shtoni kosin dhe të gjitha qitni sipër mishit dhe lakrave dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë!