bombë

Tortë bombë shumë e shijshme

Përbërësit për pjesën e parë: 1 litër qumësht, 6 lugë sheqer, 2 puding çokollate, 50gr gjalpë, 300gr keksa të bluar.

Përbërësit për pjesën e dytë: 1 litër qumësht, 2 puding vanilje, 6 lugë sheqer, 50gr gjalpë, 160gr kokos.

Përbërësit për pjesën e tretë: 500ml halta për ëmbëlsira.

Për dekorim: 3 lugë qumësht, 50gr gjalpë, 1 çokollatë kuzhine, arra të grimcuara.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 1 litër qumësht, 6 lugë gjelle sheqer, 2 puding çokollate dhe më pas i përziejmë me tel kuzhine deri sa të treten dhe të bëhet një krem i trashë në temperaturë mesatare. Më pas tek pudingu shtojmë 50gr gjalpë (margrinë) dhe e përziejmë deri sa të trashet pudingu.

Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 300gr keksa të bluar dhe më pas pudingun e çokollatës e shtojmë tek keksat dhe i përziejmë mirë me lugë deri sa të bashkohen së bashku. Këtë masë e hedhim në tepsi dhe e shtrijmë mirë me lugë. Pastaj përgatisim shtresën e dytë të ëmbëlsirës, në një enë kuzhine shtojmë 1 litër qumësht, 2 puding vanilje, 6 lugë sheqer.

Fillimisht pudingun e tretim me pak qumësht më pas e vendosim në 1 litër qumësht, në temperaturë mesatare duke e përzier vazhdimisht deri sa të bëhet një krem i trash. Deri sa zihet pudingu në të shtojmë 50gr gjalpë, 160gr kokos dhe pasi të bëhet një krem i trashë e përziejmë mirë dhe më pas e shtojmë sipër shtresës me keksa dhe puding çokollate duke e shtrirë mirë me lugë.

Më pas marrim 500ml halta për ëmbëlsira, e përziejmë mirë me mikser deri sa të bëhet një krem i trashë më pas e shtrojmë sipër ëmbëlsirës duke e shtrirë mirë me lugë. Pastaj në një enë kuzhine shtojmë 3 lugë gjelle qumësht, 50gr gjalpë dhe e shkrijmë në temperaturë mesatare së bashku me një çokollatë për zierje.

Pasi të shkrihet çokollatë e dekorojmë ëmbëlsirën sipër me të dhe me disa copëza arra të grimcuara. Ju bëftë mirë!