Nëse ju duhet një recetë që përgatitet shumë shpejtë, atëherë kjo është për ju. Për këta toptha me kokos, ju duhen veç tre përbërës.
Përbërësit:
- 190g kokos,
- 20 badema të pjekur,
- 400ml qumësht i kondenzuar (hopla).
Përgatitja:
Përzieni kokosin me qumështin e kondenzuar.
Ndajeni përzierjen e kokosit në 20 porcione duke i shtrirë në dorë. Preferohet që duart t’i bëni pak me vaj për t’i shtrirë më lehtë dhe për t’ua bërë formën e topthave.
Vendoseni nga një badem në mes të përzierjes së kokosit dhe shtypeni bashkë duke e formuar një top të vockël.
Lërini topthat në frigorifer për 30 minuta para se t’i servoni. Ju bëfshin mirë!
Procedura përmes fotografive: