Kjo është receta e famshme e roladës Raffaello. Nëse keni menduar se ju duhen shumë përbërës, keni gabuar. Përgatitja është mjaft e lehtë dhe ju garantojmë se përbërësit tashmë i keni në kuzhinë.
Përbërësit për petën:
- 6 vezë,
- 6 lugë sheqer,
- 6 lugë miell,
- një lugë çaji pluhur për pjekurina (pecivë).
Përbërësit për fillin:
- Një pako puding vanilje,
- 500ml qumësht,
- 4 lugë sheqer,
- 125gr margarinë,
- 7 lugë kokos.
Përgatitja: Ndajmë të verdhat e vezëve nga të bardhat dhe i rrahim veq e veq me nga 3 lugë sheqer. Pastaj i bashkojmë dhe ua shtojmë përbërësit e tjerë, e përziejmë mirë dhe e hedhim në tepsi të shtruar me letër të yndyrshme.
E pjekim në temperaturë 180 gradë C rreth 15 minuta. Kur të pjeket e mbështjellim me një leckë të lagur dhe e lëmë anash që të ftohet. Në ndërkohë përgatisim fillin, ziejmë pudingun me qumësht dhe sheqer si çdo puding tjetër. Pastaj i shtojmë margarinën dhe kokosin e përziejmë mirë dhe me këtë e lyejmë rolladën. Në fund sipas dëshirës mund ta dekoroni me vishnje ose banane. Ju bëftë mirë!