Sot kemi vendosur t’ju tregojmë një recetë të topthave që nuk është desert. Receta është mjaft e lehtë dhe topthat bëhen shumë të shijshëm për t’u ngrënë me çaj.
Përbërësit:
- 150gr mish pule i tymosur,
- 100gr kaçkavall,
- majdanoz,
- kastravecë turshi,
- 50gr arra të grimcuara,
- 400gr gjizë,
- 1 lugë e vogël mëlmesë kërri,
- pak biber të zi.
Përgatitja: Fillimisht marrim 150gr mish pule të tymosur ashtu siç e shikoni në video, e vendosim në një enë druri dhe më pas e grimcojmë imët me anë të një thike ngadalë deri sa ta grimcojmë mirë të gjithë mishin. Pasi e kemi grimcuar mishin e vendosim në një enë kuzhine më të thellë, më pas marrim 100gr kaçkavall e vendosim gjithashtu në një enë të rrafshët druri dhe e grimcojmë imët me anë të një thike ashtu si mishin e pulës.
Pasi e kemi grimcuar kaçkavallin, e vendosim edhe atë në enë ku e kemi hedhur mishin e pulës më pas marrim disa fleta majdanozi e grimcojmë imët po ashtu me thikë dhe pasi ta grimcojmë e shtojmë edhe majdanozin tek enë ku e kemi hedhur mishin e pulës dhe kaçkavallin.
Pasi i kemi grimcuar të gjithë këta përbërës, marrim disa kastravecë turshi 4 copë mjaftojmë nëse janë mesatarisht të mëdhenj. Më pas edhe kastravecët i vendosim në enën e rrafshëte prej druri dhe i grimcojmë me thikë imët sikur se përbërësit e tjerë më parë. Pasi i kemi grimcuar kastravecët i shtojmë tek ena ku i kemi shtuar dhe përbërësit e tjerë më parë.
Më pas tek ena me të gjithë këta përbërës shtojmë 50gr arra të grimcuara, 400gr gjizë duke e shtuar ngadalë me lugë, 1 lugë të vogël mëlmesë kërri, pak biber të zi dhe më pas i përziejmë mirë të gjithë përbërësit me dorë deri sa të përzihen mirë me njëri tjetrin.
Pasi masën e kemi gati, formojmë toptha me dorë si forma e bombicave dhe më pas i vendosim në një enë që ti shërbejmë, duhet ti provoni patjetër bëhen shumë të shijshme shërbehen me çaj e sidomos përgatitni për festa si lloj meze. Ju bëfshin mirë!