Kadaif me arra

Përbërësit:

1kg kadaif në fije, 1/2 kg arra të therrmuara dhe të pjekura, 1/2kg gjalpë pa kripë, 2 lugë të vogla kanellë.

Për sherbetin:

1L ujë, 1.5kg sheqer, 2 lugë gjelle lëng limoni.

Mbushja:

Përziejmë arrat me kanellën.

Përgatitja:

E ndajmë kadaifin në dy pjesë të barabarta, shtrojmë si fillim në tavën e lyer me gjalpë gjysmën e kadaifit dhe hedhim mbushjen me arra duke e shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme dhe shtrojmë edhe kadaifin e mbetur.

E spërkasim me gjaplin e mbetur përpara se ta fusim në furrë. E pjekim në furrë të parangrohur në 160 gradë C për 50-60 minuta, apo derisa në sipërfaqe të ketë marrë ngjyrë të artë, e lëmë të ftohet plotësisht përpara se tia hedhim sherbetin.

Më pas vendosim në një tenxhere ujin, sheqerin, lëngun e limonit dhe e ziejmë përafërsisht 7 minuta që nga fillimi i marrjes vale të sherbetit duke e përzierë në mënyrë që sheqeri të shkrihet plotësisht.

Pas kësaj ia hedhim me lugë kadaifit tashmë të ftohur derisa ta thithë të gjithë sherbetin. E lëmë një natë ose 8-10 orë në mënyrë që të sigurohemi që i gjithë sherbeti është thithur nga kadaifi. Më pas e shërbejmë të ndarë në copa, përgatitet shpejtë dhe bëhet shumë i shijshëm. Ju bëftë mirë!