Tatli e shijshme

Përbërësit:

200gr bollgur (grize), 40gr sheqer, 4 veze, 50gr gjalpe, 3 pako sheqer vanilje, 150gr miell,
125ml qumësht, 500gr sheqer, 1 limon, 250ml ujë.

Përgatitja:

Në tenxhere e hedhim qumështin shtojmë dy pako sheqer vanilje dhe e vëmë në zjarr. Duke përzier pandërprerë me tel kuzhine, në tenxhere e shtojmë bollgurin (grizin). Tenxheren e heqim nga zjarri dhe vazhdojmë ta përziejme masën me lugë.

Fillojmë me përgatitjen e shërbetit. Në tenxhere hedhim 500gr sheqer, e shtojmë ujin dhe e përziejmë me lugë. Tenxheren e vëmë në zjarrë dhe në të e hedhim lëngun e një gjysmë limoni , gjysmën e mbetur të limonit e presim në rrathë, të cilat i shtojmë në tenxhere.

Në enën për përzierje e vëmë gjalpin, shtojmë 40gr sheqer dhe sheqer vaniljen e mbetur, i rrahim me mikser. Pasi gjalpi fillon të shkumëzohet në enë, një nga një i shtojmë vezët. Në enën për përzierje e shtojmë bollgurin e ftohur. I rrahim përsëri me mikser, derisa të bashkohet masa. E shtojmë edhe miellin dhe pasi bashkohet masa, e fikim mikserin dhe vazhdojmë ta përziejme masën me lugë.

Tavën e lyejmë me gjalpë ndërsa masën nga ena për përzierje e marim me dorë nga një copë të vogël dhe i japim formën tatlisë (rrumbullake). Tavën e vëmë në furrë në temperaturë prej 180 gradë për 20 minuta.

Nga sherbeti i nxjerrim copët e limonit. Tatlite i vëmë në tenxherën me shërbetin e ftohur . I lëmë për një kohë, për ta mpirë shërbetin. Me lugë, i nxjerrim tatlite dhe i rendisim në pjatë për ëmbëlsira.

Për dekorim tatlive i hedhim përmbi kokos ose diqka tjeter sipas shijës tuaj. Ju bëftë mirë!