Katrorë të lëngshëm

Përbërësit: 3 vezë, 12 lugë sheqer, 12 lugë vaj, 12 lugë qumësht, 12 lugë miell, 3 lugë kakao, një pluhur për pjekje (pecivë).

Sherbeti: 250ml qumësht, 10 lugë sheqer, pak rum (opsionale), 3 qese krem pana (shllag).

Përgatitja: Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës. Të bardhat tunden në shkumë të fortë, të verdhat tunden me sheqer derisa të shkrihet sheqeri, pastaj shtohet vaji, qumështi dhe mielli i përzierë me pluhur për pjekje dhe kakao.

Kjo masë përzihet mirë dhe pastaj i shtohet shkuma nga të bardhat e vezës dhe e përziejmë me lugë. Këtë masë e qesim në kallep të lyer me yndyrë dhe të përmillur.

Piqet në temperaturë 180 gradë derisa të vërtetojmë pjekjen me rremojcë (kur rremojca del e thatë atëherë pjekja është e mjaftueshme).

Më pas e përgatisim sherbetin, e përziejmë mirë qumështin e ftohët me sheqer dhe pak rum derisa të shkrihet sheqeri dhe pandispnjes së pjekur të nxehtë ia qesim sherbetin e ftohtë. Pastaj qesim 3 qese shllag të përgatitura sipas udhëzimit në qese dhe e lyejmë ëmbëlsirën sipër. Ju bëftë mirë!