Përbërësit: 6 vezë, 1 filxhan çaji vaj, 1 pako vanilje, 1 pako pluhur për pjekje, miell (varësisht nga madhësia e vezëve), pak kripë.
Për sherbet: 3 gota uji sheqer, 3 filxhanë çaji ujë, 2 lugë çaji lëng limoni.
Përgatitja: Për sherbetin, në një tenxhere shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit, dhe më pas ujin duke e lënë të vlojë për 15-20min, ngjashëm me sherbetin e bakllavës.
Më pas 5 vezë të plota dhe një vetëm të verdhën e hedhim në një enë dhe ia shtojmë kripën, vaniljen dhe i përziejmë mirë me miell dhe me pluhurin për pjekje derisa të bëhet brum.
Bëni duart me yndyrë dhe formoni rrumbullakë të vegjël, duke ua bërë nga një vrimë me gisht në mes. Vendosini në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqni në 180 gradë C derisa të marrin ngjyrë të artë.
Lini pak të ftohen dhe hidhjani sherbetin e ngrohtë sheqerpareve sipër. Sipër mund ti dekoroni me nga një kokërr arrë. Përgatiten shpejt dhe bëhen shumë të shijshme.
Ju bëfshin mirë!