Kek i lehtë bardhë e zi

Përbërësit: 3 vezë, 150gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 150ml qumësht, 150ml vaj, 22 lugë miell, 12gr pluhur për pjekje, 1 lugë gjelle kakao, rrush i thatë, krem karamele.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, i përziejmë vezët për 5 minuta1 me mikser më pas tek vezët shtojmë 150gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i përziejmë përsëri me mikser. Pastaj tek masa shtojmë 150ml qumësht, 150ml vaj dhe e përziejmë masën edhe për pak me mikser.

Pasi i kemi përzier mirë të gjithë përbërësit, tek masa shtojmë 22 lugë miell, 12gr pluhur për pjekje duke i situr në sitë. Masën e përziejmë mirë deri sa të trete miell dhe pluhur për pjekje vazhdimisht me mikser. Pasi brumi për ëmbëlsirës të jetë gati, marrim tepsinë në formë rrethi për kek dhe e lyejmë sipër me gjalpë (margarinë).

Më pas marrim brumin dhe gjysmën e brumit e shtojmë tek ena ku ta do pjekim, tek pjesa tjetër e brumi shtojmë 1 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë brumi me lugë deri sa të fitojmë një ngjyrë çokollate. Tek brumi që e kemi hedhur më parë tek ena shtojmë rrush të thatë, më pas sipër shtojmë brumin me kakao.

Pasi e kemi hedhur brumin në enë ku do ta pjekim, e ndezim furrën në temperaturë 170 gradë C dhe e pjekim kekun për 45 minuta. Pasi keku të piqet e largojmë nga furra dhe sipër e dekorojmë me krem karamele. Një kek shumë i shijshëm dhe nuk kërkon shumë kohë në përgatitje, duhet ta provoni. Ju bëftë mirë!