Përbërësit: 3 vezë, 7 lugë sheqer, 5 lugë vaj, 1 sheqer vanilje, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 2 molla, pak kanellë.
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë, i përziejmë vezët për pak me tel kuzhine më pas tek vezët shtojmë 7 lugë sheqer, 5 lugë vaj dhe e përziejmë përsëri masën mirë deri sa të tretet sheqeri.
Pastaj tek masa shtojmë një sheqer vanilje, e përziejmë për pak masën me tel kuzhine më pas shtojmë 10 lugë sheqer duke e përzier ngadalë secilën lugë por e shikoni sa të jetë e nevojshme i hidhni miell dhe një pluhur për pjekje. Pasi e kemi përzier masën mirë shtojmë 2 molla të cilat i kemi pastruar paraprakisht dhe grirë në rende.
Në fund tek masa shtojmë pak kanellë për shije dhe e përziejmë përsëri mirë me tel kuzhine më pas e hedhim në tepsi për kek në formë rrumbullake. Kekun e pjekim në temperaturë 250 gradë C duke e shikuar vazhdimisht me një shkop se a është pjekur nëse jo e lini edhe për pak minuta të tjerë.
Pasi të piqet keku e largoni nga furra dhe e mbuloni sipër me një pecetë kuzhine të cilën e lagim pak sipër që keku të mbetet më i butë. Para se ta shërbeni dekorojeni me sheqer pluhur, kokos, çokollatë apo si do që keni dëshirë. Bëhet shumë i shijshëm. Ju bëftë mirë!