Përbërësit: 2 vezë, 1 gotë ujë, 1 gotë vaj, 3/4 filxhan sheqer pluhur, 1 pako vanilje, 1 pako pluhur pjekje, 2,5 – 3 gota miell.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtoni 2 vezë, ¾ filxhan sheqer pluhur dhe përzieni mirë me tel kuzhine për pak minuta. Vazhdoni të përzieni masën duke shtuar gradualisht 1 gotë ujë, 1 gotë vaj, 1 pako vanilje dhe 1 pluhur pjekje.
Përzieni përsëri masën mirë me tel kuzhine ose mikser dhe më pas shtoni mielli e situr, kujdesuni ta shtoni gradualisht duke e përzier masën. Pasi masa e kekut të jetë gati, merrni enë (tepsin në formë rrumbullake) ku do ta pjekni kekun dhe lyeni me gjalpë (margarinë).
Hidheni masën e kekut në enën ku do ta pjekni dhe piqeni në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë C për 30-40 minuta. Pasi të piqet keku, largojeni nga furra dhe lëreni të ftohet në temperaturën e dhomës, më pas largojeni nga ena me kujdes dhe vendoseni në një pajtë më të madhe ( deri sa ftohet mund ta mbuloni me një leckë të largur kuzhine që të mbetet më i butë).
Më pas shërbejeni kekun duke e prerë në feta, sipas dëshirës e spërkatni me sheqer pluhur. Sipas shijes tuaj kekut mund ti hidhni edhe fruta si mollë, banana, kumbullë. Ju bëftë mirë!