Përbërësit: 2 gota ujë të ngrohtë, 1 pako maja të freskët (42 gram), 2 gota kos (preferohet me lëng), 8.5 gota miell, 1 lugë çaji kripë.
Përgatitja: Në një enë të madhe për gatimin së pari shtoni ujë të ngrohtë, 1 pako maja të freskëta dhe përzieni derisa maja të shkrihet mirë. Pastaj shtoni kosin dhe vazhdoni ta përzieni, më pas shtoni gjysmën e miellit dhe kripës dhe përzieni derisa të përftohet një përzierje homogjene.
Pastaj shtoni miellin e mbetur gradualisht dhe përzeni mirë, brumi do të ngjitet pak për duar por ju mos shtoni më shumë miell, që ta përzieni më lehtë mund ti bëni duart pak me vaj. Më pas mbuloni brumin me një qese kuzhine dhe lëreni të qëndrojë ashtu për të paktën 30 minuta.
Pas 30 minutave merreni brumin dhe largojani qesen e kuzhinës, lyejeni përsëri duart tuaja me vaj dhe largojeni brumin nga ena dhe vendoseni në tavolinë të spërkatur me miell. Pasi ta keni vendosur brumin në tavolinë të përmiellur, ndajeni në 8-10 kulaç të vegjël.
Hapni më pas kulaçet me holluese në tavolinë të lyer me vaj ose të përmiellur sa madhësia e një pjate por kini kujdes që të mos i hapni shumë hollë. Ndërkohë ngrohni tiganin ku do ti pjekim petët e brumit, i vendosim në tigan dhe i pjekim deri sa të marrin ngjyrë të artë për 10 minuta.
Më pas sa është peta ende në tigan lyeni me gjalpë sipër dhe më pas largojeni nga tigani. Pasi të jenë gati shërbeni me çka do që keni dëshirë, djathë, ajvar apo reçel, bëhen shumë të buta dhe të shijshme. Ju bëfshin mirë!