Përbërësit: 250gr sheqer, 2 vezë, 100ml qumësht, 100ml vaj, 250gr grizë, 2 molla, 150gr arra të bluara, 1 pluhur për pjekje, 100gr çokollatë të shkrirë.
Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 250gr sheqer, 2 vezë dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 100ml qumësht, 100ml vaj dhe e përziejmë përsëri masën edhe për pak me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë 250gr grizë, 2 molla të grira në rende dhe 150gr arra të bluara.
Pasi i kemi hedhur të gjithë këta përbërës e përziejmë masën mirë me tel kuzhine për disa minuta, më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me gjalpë (margarinë) duke e shtrirë mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.
Pasi e kemi hedhur masën në tepsi, e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta. Pasit të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe më pas e presim në copëza katrore ashtu siç e shikoni në video.
Pasi e keni prerë ëmbëlsirën, sipër e dekoroni me çokollatë të shkrirë të cilën e keni shkrirë paraprakisht në avull ose me pak qumësht. Një ëmbëlsirë që përgatitet shumë lehtë dhe shpejt, por më e mira e kësaj ëmbëlsire është se bëhet shumë e shijshme mos u kurseni dhe provojeni, sidomos kur keni mysafirë special në shtëpi. Ju bëftë mirë!