Nëse “natyra shpeshherë ju thërret në mes të natës”, atëherë mund të jetë diçka më serioze sesa birra që e keni konsumuar ose fshikëza e dobët.
Shkencëtarët së fundmi kanë gjetur një lidhje mes nevojës për të urinuar shpesh gjatë natës dhe shtypjes së lartë të gjakut.
Rreziku i juaj për këtë rritet deri në 40% nga udhëtimet në tualet dhe, aq më shpesh që keni nevojën për të shkuar në tualet, aq më të mëdha janë shanset se e keni shtypjen e lartë.
Komplikimet e kësaj janë mjaft serioze, nëse nuk trajtohet shtypja e lartë e gjakut mund të shpie në sulm të trurit apo të zemrës.
Këto zbulime vijnë pas hulumtimeve të shkencëtarëve japonezë, të cilët paralajmërojnë se arsyeja për këtë mund të jetë konsumimi i tepërt i kripës.