Përbërësit:
2 gota miell, një lugë të çajit sodë bikarbone, 1.5 gota sheqer, një lugë kripë, 1/2 gota vaj vegjetal, 1 gotë çokollatë të zezë, 4 lugë të gjellës gjalpë, 2 lugë të gjellës kakao, 3 lugë të gjellës kafe, një gotë uji të vakët, 3 vezë, 1/2 gota jogurt, një lugë të çajit vanilje.
Përgatitja:
Furrën ndezeni në temperaturë 180 gradë celsius, enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe miell. Të gjithë përbërësit i derdhni në një enë dhe i përzieni mirë njërin me tjetrin.
Glazurën e përgatitur e derdhni tek ena e pjekjës, e vëni në furrë për pjekje rreth 35 minuta. Gjatë pjekjës e kontrolloni me një thikë se a është pjekur keku nëse nuk është pjekur mjaftueshëm e ndalni furrën dhe e leni edhe për pak minuta ashtu në furrë të ngrohun. Më pas lejeni për pak kohë të ftohet dhe shërbejeni me kafe. Ju bëftë mirë!