Boranija për drekë

Përbërësit:

1kg boranija (bishtaja), 500gr mish viçi, 2 qepë, një specë, 2 karrota, 2 domate, gjalpë, kripë, biber të kuqë, biber të zi.

Përgatitja:

Mishin e copëtuar e fërgojmë me qepë, karrota dhe specë, pastaj ia shtojmë boranijat (bishtajat) e grira dhe kohë pas kohe i shtojmë pak ujë (1 gotë fillimisht më pastaj edhe 2 gota).

Merrni dy domate largojani lëkurën dhe i preni në copa të vogla apo i grimconi. Shtoni domatet në tenxheren me boranija dhe lini gjellën mbi zjarrë edhe 50 minuta në temperaturë të ultë. Sipas shijes individuale boranijat munden që të futen në furrë përfundimisht që të piqen dhe të thahen pak. Ju bëfshin mirë!