Fasule tradicionale në tavë

Përbërësit:

1kg fasule, 2 qepë të vogla të grira në kubik të vegjël, 2 karrota të grira, 3 lugë gjelle majdanoz të grirë, 3 gjethe të freskëta selinoje të grira, 200gr salcë domatesh, një filxhan kafeje vaj ulliri, 4 hudhëra të grira, kripë, piper, një gjethe dafine.

Përgatitja:

Vendosim fasulet një natë përpara se ti gatuajmë që të na zbuten. Më pas i kullojmë, i shpërlajmë dhe në një tenxhere ziejmë fasulet (gjysëm të ziera) në ujë me kripë për 30-40 minuta.

Kullojmë fasulet e ziera në një sitë dhe i lëmë me një anë. Në një tenxhere me vajin e ullirit skuqim qepën, karrotat, selinon për 3-4 minuta. Shtojmë hudhrën, salcën e domates, majdanozin, kripën dhe piperin.

Shtojmë fasulet që i kemi zierë më përpara dhe i kavërdisim edhe për 3-4 minuta. Shtojmë 3 filxhana çaji me ujë të ngrohtë dhe i lëmë të marrin një valë për 2-3 minuta. Pastaj i vendosim fasulet në një tepsi, e fusim tepsinë në furrë të parapërgatitur në temperaturë 170-180 gradë celsius për 30-40 minuta. Ju bëftë mirë!