Përbërësit:
1kg miell, 700ml ujë, një lugë kripë, 100gr gjalpë, 300gr djathë, mazë (ose kajmak sipas dëshirës).
Përgatitja:
Brumin e krelanës e zëmë duke i përzierë miellin, kripën dhe ujin gjerë sa të fitojmë brum homogjen, pak më të trashë se sa brumi i pallaqinkave. Së pari e fusim tepsinë me pak vaj në furrë të nxehur mirë, pas 5 minutave e nxjerim tepsinë nga furra e hedhim brumin mbi vajin e nxehtë, pastaj e fusim krelanën përsëri në furrë.
Krelanën e pjekim për 40-50 minuta, gjerë sa të skuqet mirë pastaj e largojmë nga furra dhe ashtu të nxehtë e coptojmë me piru ose thikë. Krelanës së coptuar sipër ia shtojmë gjalpin e shkrirë dhe djathin. Mund ti shtohet mazë ose kajmak sipas dëshirës. Krelana me duqa servohet e nxehtë me turshi. Ju bëftë mirë!