Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë sheqer, 1 gotë e ujit qumësht, 1/2 gotë vaj, 1 sheqer vanile, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 lëvore limoni, 10 lugë miell, mjedra (sa të doni).
Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 3 vezë dhe një gotë sheqer, i rrahim mirë me tel kuzhine ose me mikser deri sa të treten mirë sheqeri dhe vezët.
Më pas shtojmë një gotë të ujit qumësht, 1/2 gotë vaj, 1 sheqer vanile, 1 pluhur për pjekje (pecivë) dhe lëvore limoni të grirë imët. I rrahim përsëri me tel kuzhine ose mikser dhe në fund shtojmë 10 lugë miell deri sa të bëhet një masë homogjene dhe në fund mjedrat.
Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi rrumbullake për kekë, e fusim në furrë për pjekje në 200 gradë C për 30 ose 40 minuta dhe e shikoni vazhdimisht me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm që mos të ju digjet.
Pasi keku të jetë gati e largojmë nga furra, e lëmë të ftohet për pak minuta dhe sipër e dekorojmë me sheqer pluhur dhe çokollatë të shkrirë sipas dëshirës. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Xheneta. Ju bëftë mirë!