Një rectë e shijshme spanjolle, e cila kombinon vezët me një salcë pikante. Shërbejeni për drekë por mund të shërbehet edhe në darkë, është shumë e shijshme.
Përbërësit: 4 vezë në temperaturë dhome, 150gr chorizo (lloj salsiçe pikante spanjolle, por mund të përdorni çfarëdo lloj salsiçe tjetër pikante), një qepë e kuqe, 1 kuti domate të konservuara, 2 lugë uthull vere të kuqe, 2 thelpinjë hudhra, 1 gjethe dafine, 1 lugë të vogël rigon, pak specë të kuqë djegës, kripë, vaj ulliri.
Përgatitja: Fillimisht e presim salsiçen pikante në kubik dhe e kaverdisim në një tigan të madh me rreth 5 lugë vaj ulliri. Pastaj shtojmë qepën e grirë shumë hollë dhe hudhrat e shtypura derisa qepa të rezultojë transparente.
Më pas shtojmë uthullen e verës së kuqe, domatet e konservuara, rigonin, gjethen e dafines dhe vazhdojme gatimin derisa salca të trashet.
Në fund i hedhim pak kripë dhe specin e kuqë djegës, më pas përbërjen e hedhim në një tavë porcelani ose qelqi (ose në 4 tava të vogla individuale).
Me pjesën konkave të luges hapim 4 gropa të vogla sipër salcës dhe hedhim në secilën prej tyre nga një vezë. E sperkasim edhe me pak vaj ulliri dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 170 gradë C për rreth 10 minuta.
Ju bëftë mirë!