Kek shumë i lehtë

Përbërësit: 3 vezë, 6 lugë sheqer, 6 lugë qumësht, 6 lugë vaj, 6 lugë miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë), pak lëng limoni, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë një nga një, duke i rrahur me tel kuzhine ose me mikser. Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi dhe e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë C për 30 minuta.

E testojmë me një rrëmojce vazhdimisht nëse është pjekur mjaftushëm dhe më pas e largojmë nga furra, e lëmë të ftohet për pak dhe sipër e dekorojmë me sheqer pluhur. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Merita.

Ju bëftë mirë!