Përfitimet shëndetsore të xhenxhefilit

Çdo ditë e më shumë dëgjojmë pretendime të shumta shëndetsore rreth xhenxhefilit, por pyetja është sa janë të vërteta? Kjo erëz aromatike sjellë përfitime të shumta shëndetsore që nuk i keni dëgjuar më parë.

Para se shafrani i Indisë të vinte në qendër të vëmendjes, xhenxhefili ishte një nga erëzat më të mira që u kthyen si një kurë kuzhine. Erëzat e thata të bëra nga rrënja e xhenxhefilit janë përdorur për mijëra vjet në mjekësinë aziatike për të ndihmuar në trajtimin e përzierjes, diarresë, ftohjeve, artritit, dhimbjeve menstruale, migrenës, tensionit të lartë dhe shumë problemeve të tjera shëndetsore.

Shumë të dhëna rreth xhenxhefilit tregojnë se ai është një qetësues shumë i mirë kur kemi dhimbje stomaku, gjithashtu është edhe anti-inflamatorë dhe antiviralë dhe disa të dhëna të tjera tregojnë se xhenxhefil mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancerit.

Shëron të vjellurat (përzierjet e stomakut)

Nëse keni pirë ndonjëherë birrë xhenxhefil ose çaj xhenxhefil për të zbutur stomakun i cili u përzihet vazhdimisht dhe keni të vjellura, atëherë keni bërë gjën e duhur për shkak se xhenxhefili mund të ndihmojë të elimononi ose zbutni problemet tuaja me stomak. Nga të gjitha pretendimet e bëra rreth xhenxhefilit, ky pretendim është më i mbështeturi nga shkenca, sidomos kur është fjala për përzierje dhe vjellje në lidhje me shtatzëninë.

Gjithashtu ekzistojnë prova të shumta mjekësore të cilat tregojnë se ilaqet e ndryshme të bëra nga xhenxhefil ose kapsulat e xhenxhefilit janë më të mira se ndonjë hapë tjetër qetësues për përzierjet e stomakut, pasi që zvoglonë përzierjet dhe të vjellurat dhe gjithashtu rreziku për të pasur një shtatzëni të pashëndetshme është nën zero.

Nëse jeni duke kërkuar birrë xhenxhefil, dhe jeni shtatzënë së pari duhet të konsultoheni me mjekun tuaj që të jeni e sigurt se mund të përdoret gjatë shtazënis dhe të shmangni gazrat të cilat mund ta bëjnë stomakut tuaj më keq. Sipas një studimi për Mbështetjen e Kujdesit ndaj Kancerit, duke e përdorur xhenxhefilin mund të përfitojnë gjithashtu edhe ata që përjetojnë të përziera gjatë kimioterapisë.

Të gjithë ata që përdorën xhenxhefil gjatë fazës së kimioterapisë përjetuan dukshëm më pak vjellje menjëherë pas trajtimit, kur morrën xhenxhefil tri ditë para dhe tre ditë pas kimioterapisë. Duke pirë katër gota të përditshme çaji (1 lugë çaji xhenxhefil të freskët të vluar rreth 5 deri 10 minuta), njerëzit kanë vërejtuar dukshëm efekte pozitive tek të vjellat ose përzierjet e stomakut.

Lehtëson dhimbjen

Xhenxhefili mund të ndihmojë gjithashtu edhe gjatë ciklit menstrual pasi që zvoglon dhimbjen dhe sugjerohet që gjatë kësaj periudhe, të konsumohet eventualisht një gotë xhenxhefil i freskët në ditë sepse është shumë efektivë kundër ngërçeve dhe dhimbjeve të stomakut.

Ka shumë përfitime të tjera shëndetsore që mund ti merrni nga xhenxhefili, i cili gjithashtu ju ndihmon të humbni peshë, zvoglon sëmundjet e zemrës, shëron kapsllëkun, përmirson kujtesën, largon nervozën, dhe çrregullimet në zorrë.

Përfitimet e tjera shëndetsore

Xhenxhefili është një produkt që ka shumë veti kuruese për shëndetin. Ai është i pasur me vitaminat A, C, E, B, magnez, fosfor, silikon, hekur, sodë, kalcium, zink dhe beta-karoten, të cilat kanë efekte të mrrekullueshme për shëndetin.

Efektet kryesore të xhenxhefillit për shëndetin janë: 

Xhenxhefili lehtëson çrregullimet gastrointestinale, Është efikas ndaj ndjesisë së të vjellit, Pakëson dhimbjet dhe inflamacionet, Parandalon kancerin, Përmirëson sitemin imunitar, Ndihmon për rënien në peshë.

Xhenxhefili, siç e shihni nga pikat e mësipërme është me të vëertetë një produkt çudibërës për shëndetin, por kini kujdes që të mos e teproni me dozën ditore. Rekomandohen deri në 4 gramë në ditë. /pergatit.com