Uji është thelbësor sepse i jep energji trupit, përmirëson funksionin e trurit tuaj, rregullon temperaturën e trupit, mbron qelizat dhe organet, rrit metabolizmin dhe mbron gjithashtu lëkurën. Megjithatë, në mënyrë që të merrni përfitimet e ujit siç duhet, duhet t’i kushtoni vëmendje mënyrës se si e pini atë. Sipas ekspertëve të shëndetit, mënyra më e mirë për të pirë ujë është të jeni të ulur.
Në qoftë se ju qëndroni në këmbë teksa pini ujë, ai do të lëvizë shpejt për në zorrën e trashë, e cila do të parandalojë trupin tuaj nga përthitja e lëndëve ushqyese. Kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore të shumta, duke përfshirë shqetësimet e tretjes, dhimbje barku apo dëmtimin e veshkave.
Për më tepër, konsumi i ujit në një pozicion në këmbë mund të shkaktojë akumulimin e lëngjeve në nyje, të cilat mund të çojnë në shfaqjen e artritit. Prandaj, ju duhet të pini ujë në një pozicion ulur.
Duke vepruar kështu, trupi juaj do të absorbojë në mënyrë efikase vlerat ushqyese të tij. Pirja e ujit ulur do të ju ndihmojë për të përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm dhe për të parandaluar shumë sëmundje. Gjithashtu, ju duhet të pini me gllënjka në sasi të vogla sepse është më mirë për shëndetin.