Këto janë ditët kur shanset për të mbetur shtatzënë janë më të mëdha

Koha e ditëve tuaja pjellore mund të jetë shumë e parashikueshme nëse e shikoni mirë ciklin tuaj. Rreth 30% e grave janë më së shumti pjellore (kanë më shumë gjasa të mbesin shtatzënë) mes ditës së 10’të dhe 17’të.

Disa gra e arrijnë këtë periudhë shumë më vonë dhe disa të tjera shumë më herët. Përveç kësaj, ju mund të ovuloni më shumë se një herë gjatë një cikli. Ne në pergatit.com ishim kurioz të kuptonim më shumë rreth ovulacionit dhe nëse mund ta parashikojmë ‘kohën e pjellorisë’ dhe gjetëm edhe disa shenja që tregojnë se mund të keni një problem dhe duhet të shkoni tek mjeku.

Dhimbje ovulacioni

Ndoshta po vëreni disa dhimbje nganjëherë në zonën e poshtme të barkut, të cilat shfaqen rastësisht. Kushtojini vëmendje dhe mbajeni mend kohën kur ju ndodh. Kur vjen në mes të ciklit tuaj, mund të jetë dhimbje ovulacioni.

Disa gra e kanë atë çdo muaj dhe kjo dhimbje mund të ndodh para se të ovuloni. Ky është një tregues i qartë se jeni në fillim të dritares tuaj pjellore. Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet se kjo është një dhimbje e përkohshme dhe nuk duhet t’ju shqetësojë, transmeton pergatit.com.

Rritja e temperaturës bazale të trupit

Temperatura bazale është temperatura më e ulët e trupit gjatë pushimit. Sigurisht, nuk mund ta matni atë kur jeni duke fjetur, por është e mundur që ta matni atë menjëherë sapo të zgjoheni në mëngjes.

Gjatë ovulacionit, temperatura rritet për të paktën 0.2 gradë C. Për shembull, nëse temperatura juaj normale është mes 36.2 gradë C dhe 36.5 gradë C, temperatura juaj mund të shkojë deri në 36.4 C dhe 36.7 C. Mund ta zbuloni këtë ndryshim delikat në temperaturë me një termometër të veçantë.

Parashikuesit e ovulacionit

Në ditët e sotme, ka disa vegla parashikuese të ovulacionit të cilat mund t’i gjeni në barnatore dhe mund t’i blini pa shkuar tek mjeku. Këto teste zbulojnë elemente specifike në urinën tuaj. Ovulacioni mund të ndodh në ditët e ardhshme, pasi të keni marrë një vijë të errët si rezultat. Ju lutemi ndiqni udhëzimet kur përdorni teste të ovulacionit, në mënyrë që të mos merrni rezultate të gabuara.

Mukoza e qafës së mitrës fillon të ndryshojë

Mukoza e qafës së mitrës përbëhet kryesisht nga uji, por qëndrueshmëria ndryshon gjatë dritares tuaj pjellore për shkak të niveleve tuaja të estrogjenit. Nëse jeni në dritaren pjellore, ajo rritet në vëllim dhe bëhet më e qartë në ngjyrë dhe më e hollë.

Ndryshimet në pështymë

Kjo nuk është një mënyrë tradicionale e parashikimit të ovulacionit, por modeli i pështymës tuaj mund të duket si acari në dritare kur pështyni. Ushqimi, pirja dhe madje duhani mund të maskojë këto efekte. Ekzistojnë gjithashtu edhe mikroskopë të specializuar që mund të blini për të zbuluar çdo ndryshim në pështymën tuaj, transmeton pergatit.com.

Butësia e gjirit

Trupi juaj fillon të prodhojë hormone për shkak të ovulacionit, kështu që mund të ndjeni butësi të gjirit gjatë kësaj kohe. Thithkat mund t’ju dhembin gjatë dritares së fertilitetit dhe kjo butësi mund të jetë e vogël ose e rëndë.

Dëshira për intimitet

Gjatë këtyre ditëve, dëshira për të qenë me partnerin mund rritet dhe kjo nxitet nga vetë natyra. Në rastet kur ndiheni në ankth, depresion ose stres, kjo simptomë mund të mos jetë e dukshme.

Shenjat se keni probleme me fertilitet

Ka disa simptoma që sinjalizojnë se jeni duke pasur vështirësi me ovulacion dhe se duhet të konsultoheni me një mjek. Ato janë:

  • Menstruacione të parregullta
  • Dhimbje të forta barku çdo muaj apo shumë shpesh
  • Cikle shumë të shkurtra ose shumë të gjata
  • Asnjë ndryshim në temperaturën bazale
  • Gjakderdhje e tepërt (kjo mund të ndodh nëse keni enometriozë)

Ne ju dëshirojmë shumë shëndet dhe një familje të lumtur!

A i keni vërejtur këto simptoma ndonjëherë? Nëse keni dhimbje gjatë dritares tuaj pjellore, si e menaxhoni? Mund ta lini një koment në hapësirën për komente në Facebook dhe ta shpërndani këtë artikull me miqtë tuaj! /pergatit.com