Sëmundja e Alzheimerit është një formë e çmendurisë, simptomat më të shpeshta përfshijnë rënien e peshës, humbje të memories dhe ndërrime të shpeshta në disponim. Por ju mund të rrezikoheni nga sëmundja e Alzheimerit nëse keni diçka jonormale në sy.
Simptomat e Alzheimerit mund të jenë të vështira për tu pikasur në fazat e hershme, kjo sepse ato përparojnë në mënyrë të ngadaltë me kalimin e viteve. Por ju mund të jeni në rrezik nga kjo sëmundje e rëndë, nëse po e vëreni që po keni vështirësi në identifikim e disa ngjyrave specifike, shkruan NHS.
Vështirësia në identifkimin e ngjyrave apo kontrasteve mund të jetë një shenjë e hershme për sëmundjen e Alzheimerit. Disa njerëz madje mund të kenë vështirësi në gjykimin e largësisë, që mund të bëjë leximin apo ngasjen e veturës thuajse të pamundur.
Nëse keni probleme me vizionin e juaj, është kruciale që ju të flitni me një mjek, paralajmërohet.
Alzheimeri nuk është një pjesë normale e kalimit të moshës. Ajo dëmton aftësitë intelektuale dhe memorien, dhe kjo ndikon në jetën e përditshme dhe llogaritet që përbën gjysmën e rasteve të çmendurisë.
Gjithashtu ju mund të jeni të rrezikuar nga Alzheimeri nëse po e vëreni që po humbni sensin e kohës, dhe po harroni në cilën datë jeni. Simptoma të tjera mund të përfshinë probleme me kompletimin e detyrave në familje dhe vendimarrje të dobët.
Megjithatë ende nuk ka një shërim për këtë sëmundje, por ajo çka mund të bëni është që të bëni ca ndërrime në stilin e jetës suaj dhe të ulni rrezikun për prekje nga kjo sëmundje.
Ushtrimet e rregullta janë të nevojshme për të mbajtur trupin dhe mendjen e shëndoshë. Të qenit aktiv mentalisht dhe socialisht. Gjithashtu leximi i rregullt dhe mësimi i një gjuhe të huaj redukton rrezikun nga kjo sëmundje e rëndë.