Disa nga produktet, të cilat përmbajnë sasi më të vogël të pesticideve dhe janë më pak të konstaminuara janë:
- Avokado– Grupi punues i Mjedisit ka listuar avokadon si produktin më të pastër në botë. Në të gjitha testet e bëra vetëm 1% e tyre kanë rezultuar që përmbajnë një sasi të vogël të pesticideve.
- Misri– Këtë vit krahas avokados edhe misri është cilësuar si një nga produktet më të pastra, të cilat nuk përmajnë asnjë pesticid. Egziston vetëm një sasi vogël e misrit nëpër botë e cila është gjenetikisht e përpunuar nga njerëzit dhe nuk rezulton e pastër.
- Ananasi– Ky frut tropikal zë pozitën e tretë në mesin e frutave që nuk përmbajnë papastërti. Që nga viti 2004, Grupi Punues I Mjedisit – një organizatë e pavarur për mjedisin, ka gjetur vetëm 47 raste në të cilat ky frut ka përmbajtur disa lloje të pesticideve.
- Qepa– edhe qepa krahas efekteve pozitive që ka është nje nga produktet më të pastra pa asnjë përmabajtje pesticidesh.
- Papajat– Organizatat punuese dhe mbrojtëse të mjedisit tregojnë se edhe ky frut është shumë i pastër dhe nuk ka përmbajtje të papastërtive. Këta fruta egzistojnë edhe në një formë të modifikuar, mirëpo njerëzit duhet t’i shmangen dhe të konsumojnë papajën organike,
- Patëllxhani– është gjithashtu një nga produktet më të pastra që mund t’i konsuojmë.
- Asparagusi– është kosnideruar gjithmonë si një nga produktet që janë më së paku të kontaminuara.
- Kivi – njihet për vlerat e tij të pastërtisë dhe sasisë së ulët të pesticideve.
Produktet e tjera të cilat bëjnë pjesë në këtë listë janë: lakra e gjelbër, lulelakra, pjepri, brokoli këpurdhat dhe shalqiri.