Përbërësit: 100ml ujë i ngrohtë, 2 lugë të mesme sheqer, 20gr maja buke, 100gr miell, 120ml qumësht, 50gr sheqer të tjerë, 2 vezë, 100ml gjalpë i shkrirë (margarinë), 550gr miell të tjerë, 60gr kakao.
Përgatitja: Fillimisht përgatisim majën e bukës, marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 100ml ujë të ngrohtë, 2 lugë të mesme sheqer, 20gr maja buke, 100gr miell duke i përzier të gjithë përbërësit një nga një duke i shtuar me anë të një luge dhe më pas e lëmë të qëndrojë ashtu për 7 minuta.
Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 120ml qumësht, 50gr sheqer, 1 vezë komplet dhe nga veza tjetër vetëm të bardhën ndërsa të verdhen e ruajmë me një anë në një enë tjetër. E përziejmë masën mirë me tel kuzhine, më pas shtojmë 100ml gjalpë të shkrirë (margarinë) dhe përsëri e përziejmë mirë me tel kuzhine.
Më pas tek kjo masë, shtojmë masën e përgatitur më parë me maja buke që e kemi lënë të pushojë për 7 minuta. E përziejmë masën me tel kuzhine dhe më pas shtojmë 550gr miell duke e shtuar ngadalë dhe duke e përzier masën vazhdimisht dhe më pas duke e ngjeshur me duar deri sa të bëhet një brumë i butë.
Në momentin sa jemi duke e ngjeshur brumin, e ndajmë në dy pjesë të barabarta sa është ende i butë dhe njërën pjesë të brumit e vendosim në një enë tjetër ndërsa pjesën tjetër e lëmë aty ku e kemi përgatitur të gjithë brumin.
Më pas tek pjesa tjetër e brumit shtojmë 60gr kakao dhe e ngjeshim mirë brumin me duar deri sa të marr ngjyrë çokollate, e ngjeshim edhe pjesën tjetër të brumit pa kakao më pas që të dyja enët me brumë i mbulojmë sipër me qese kuzhine dhe i lëmë të qëndrojnë ashtu për 1 orë e gjysmë.
Pasi brumi të ketë qëndruar për një orë e marrim dhe ua largojmë qeset e kuzhinës, më pas marrim brumin pa kakao dhe e hedhim në tavolinë të përmiellur duke e holluar me holluese deri sa të bëhet një petë mesatare por jo shumë e madhe. Më pas marrim brumin me kakao dhe e hollojmë në të njëjtën mënyrë, petën me kakao e lyejmë sipër me gjalpë (margarinë) dhe më pas shtojmë sipër petën që e kemi holluar më parë (pa kakao).
Petën nga brumi pa kakao e lyejmë sipër me të verdhën e vezës që e kemi ndarë më herët, më pas petët i presim me anë të një thike duke ua dhënë kifleve formën ashtu siç e shikoni me video. Pastaj i vendosim në tepsi me qese kuzhine dhe i lëmë të qëndrojnë ashtu edhe për 20 minuta. Në fund shtojmë në një enë edhe një të verdhë veze dhe pak qumësht, më pas i lyejmë kiflet sipër.
Më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta. Ju bëfshin mirë!