Kifle pambuk të buta

Përbërsit: 2 lugë maja buke, 4 lugë të gjellës sheqer, 1 lugë të gjellës kripë, 400ml qumësht të ngrohtë (apo dy gota të ujit me qumësht), 2 vezë, 80ml vaj (apo një gotë e çajit me vaj), 600gr miell (apo 3 gota të ujit miell).

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë të gjithë përbërësit e cekur më lartë një nga një. I pëziejmë së pari me tel kuzhine përbërësit e tjerë përveq miellit. Pasi i kemi përzier me tel kuzhine, hedhim miellin dhe e formojmë brumin duke e përzier me dorë ngadalë.

Pasi brumi të jetë gati, e lëmë të pushoj ashtu për 1 orë. Më pas kur brumi të jetë fryer, e marrim dhe e hedhim në tavolin të përmillur. E ngjeshim me duar dhe me të formojmë 15 kuleçë, i lëmë të qëndrojnë kuleçët për pak minuta më pas i hollojmë me holluse një nga një.

Pasi i kemi holluar kuleçët petët sipër i lyejm me gjalpë (margarinë), i bashkojmë nga 5 petë të holluara nga kuleçët dhe secilën e lyejm sipër me gjaplë (gjalpë gjithsej na duhet 100gram). Më pas 5 petët e holluara nga kuleçët që i kemi renditur sipër njëra tjetrës, i hollojmë së bashku me holluse deri sa të bëhet një petë e madhe.

Pasi e kemi hapur petë, e presim në fromë pice dhe në secilin trekëndësh vendosim nga një lugë gjizë. Më pas i mbështjellim petët e prera në formë role, kështu me radhë veprojmë edhe me kuleçët e tjerë.

Më pas kiflet tashmë të gatshem i hedhim në tepsi për pjekje (nga ky brum dalin 3 tepsija), pushojnë ashtu për 40 minuta dhe më pas i lyejm sipër me 2 vezë të plota dhe pak sheqer. Në fund iu hedhim fara susami sipër dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta.

Përdorni letër kuzhine për tepsi që mos të ju ngjiten kiflet, pasi të piqen i largojmë nga furra dhe ashtu të nxehta i lyejm sipër përsëri me gjalpë, i lëmë për pak minuta të ftohen dhe më pas i shijojmë. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com