Dalja e qimeve në fytyrë, është mëse normale për një mashkull, ndërkohë për një femër nuk është aspak e zakontë.
Ndonëse kjo gjë u ndodh shumë femrave dhe nuk përbën rrezik për shëndetin, femrat të cilave u dalin qime në mjekër apo në zonën e qafës janë shumë të shqetësuara për këtë gjë.
Dalja e qimeve në mjekër është një kombinim i gjenetikës dhe hormoneve ! Rritja e hormonit mashkullor androgens stimulon rritjen e qimeve në mjekër.
Nëse folikulat e qimeve në fytyrën tuaj janë shumë të ndjeshme ndaj këtij hormoni, me shumë mundësi mjekra dhe qafa juaj do të mbushen me qime. Kjo ndjeshmëri dhe niveli i hormoneve janë të përcaktuara nga trashëgimia gjenetike.
Nëse mamaja apo gjyshja vuajnë nga qimet e tepërta në fytyrë, me shumë mundësi dhe ju do e vuani këtë gjë.
Kjo gjë mund të fillojë që në moshën e adoleshencës, kur organizmi i vajzave u nënshtrohet ndryshimeve hormonale.
Si thamë më lart, dalja e qimeve në fytyrë nuk është e rrezikshme për shëndetin, por nëse ju dëshironi t’i eleminoni duhet të siguroheni mirë për metodën që duhet të zgjidhni. /pergatit.com