Petulla të shpejta

Përbërësit: 250gr miell, 1/2 pluhur paste (pecivë), pak kripë, një lugë sheqer, 2 vezë, një sheqer vanilje, 300ml jogurt, vaj për fërgim, sheqer pluhur për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht merreni jogurti dhe vezët dhe përzieni më pastaj shtohet mielli i përzierë me pluhur paste, kripë, sheqer dhe sheqer vanilje të gjitha së bashku përzihen derisa të bëhet një masë homogjene.

Kur brumi të jetë gati, nxehet vaji në tigan dhe nga kjo masë me një lugë gjelle nxirret masa dhe vendoset në vaj të nxehtë dhe fërgohen mirë në të dyja anët pastaj renditen në letër kuzhine që të mpihet yndyra e tepërt.

Duhet pasur kujdes që temperatura të mos jetë shumë e madhe sepse petullat skuqen shpejtë dhe nuk piqen mjaftueshëm brenda. Pastaj i pluhurosim me sheqer pluhur dhe i sherbejmë të nxehta. Ju bëfshin mirë!