Përbërësit: 5 vezë, 1.5 gota sheqer, një gotë të çajit nisheste gruri, një gotë miell, gjysëm gote ujë të vakët, një pluhur për pjekje (pecivë), një sheqer vanilje.
Përgatitja: Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë dhe i përzieni me mikser rreth 7-8 minuta. Pastaj ia shtoni përbërësit e tjerë dhe e vazhdoni përzierjën me mikser. Enën e pjekjes e lyeni me vaj dhe vendosni letër kuzhine dhe në të e derdhni glazurën e përgatitur.
Padispanjen e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë C për rreth 20 minuta, pastaj e ulim temperaturën dhe e vazhdojmë pjekjen edhe për 15 minuta. Ju bëftë mirë!