Kjo është ëmbëlsira më e thjeshtë në botë

Shija e kësaj ëmbëlsire është fenomenale. Për të nevojiten: 5 vezë, 5 lugë sheqer, 5 lugë miell, 2 lugë kakao, 1 qese pluhur për ëmbëlsira, 500ml qumësht. Për shtojcë: 250g sheqer, 500ml ujë, sheqer vaniljeje. Për fill: 500ml qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer, 1 sheqer vaniljeje.

Përgatitja: Tundni 5 të bardhë të vezëve me 5 lugë sheqer, shtoni 5 të verdhë të vezëve, 5 lugë miell, 2 lugë kakao dhe pluhur për ëmbëlsira. Lyeni tepsinë dhe piqeni koren në furrë. Në koren e pjekur qitni shurupin e zier nga 250 g sheqer, 500ml ujë, 1 sheqer vaniljeje. Të nxehtën në të nxehtë dhe lëreni të ftohet në tepsi.

Filli: nga 0,5 l qumësht, 5 lugë miell, 100 g sheqer dhe sheqer vaniljeje zieni me kremin e bardhë. Kur të ftohet, shtoni 250 g gjalpë të përzier me 1 lugë sheqer pluhur. Fillin e bardhë qiteni mbi kore. Sipër fillit të bardhë qitni 3 shtanga çokollate të shkrirë me pak gjalpë.