Të gjithë duan të kenë një lëkurë të pastër por pikat e zeza në hundë, sikur prishin ëndrrën tonë. Arsyet janë të ndryshme por zakonisht shkaktohen te njerëzit me lëkurë më të yndyrshme.
Pikat e zeza të njohura si komedone janë papastërti që nëse infektohen kthehen në akne. Prandaj është shumë i rëndësishëm pastrimi i përditshëm i fytyrës. Shkaqet e shfaqjes së tyre janë të shumta, keqyshqyerja, konsumimi i ushqimeve me yndyrë apo sheqer, duhani, smogu, por edhe çrregullimi hormonal.
Zakonisht paraqiten në kohën e adoleshencës, gjatë shtatzëninë, menstruacioneve, menopauzës. Hapi i parë është heqja e grimit në thellësi. Ndoshta disa prej nesh nuk e dinë që make-up nuk hiqet vetëm me larje. Grimi dhe kremi pudër gjithnjë duhet të pastrohen më parë me qumësht specifik dhe më pas lajeni fytyrën normalisht.
Lënia e kremit pudër tërë natën në lëkurën tuaj është një nga shkaqet e shfaqjes së pikave të zeza, pasi poret nuk marrin ajër.
Në videon në vazhdim mund të shihni se si mund të zgjidhni këtë problem në shtëpinë tuaj.