Kjo grua humbi 50kg pasi hoqi dorë nga diçka që konsumohet shumë nga shqiptarët

Nëna e tre fëmijëve, e cila e kishte zakon të konsumonte rreth 15 filxhanë kafeje në ditë, rrëfen se arriti të humbte rreth 50 kg nga pesha e saj vetëm duke hequr dorë prej këtij zakoni.

Lorraine O’Loughlin, nga Warrenpoint, Irlanda e Veriut, arriti të zbriste 7 masa fustani kur vendosi të dobësohej pasi depresioni nga kompleksi i mbipeshës nuk po e linte të dilte as nga shtëpia. Për shkak të sasisë së madhe të kafesë që konsumonte gjatë ditës, 28-vjeçarja vuante nga pagjumësia gjatë natës, periudhë të cilën e kompensonte duke ngrënë.

“Nuk më mungon fare, thotë 28-vjeçarja pasi hoqi dorë nga kafeja. Tashmë po ushqehem shëndetshëm dhe po bëj gjumë të mirë gjatë natës, kështu që trupi im nuk ka më nevojë për kafeinë që të funksionojë.

Gjithçka është ndryshe tani që jam dobësuar, isha shumë e turpshme më parë dhe nuk doja të dilja asnjëherë nga shtëpia”, rrëfen ajo. Lorraine tani konsumon vetëm 4 filxhanë kafeje në ditë dhe i ka zëvendësuar ëmbëltuesit artificial me sheqer.