Sot kemi vendosur t’jua tregojmë një recetë tepër të lehtë dhe shumë të shijshme, të krijuar nga Cookist. Kjo tortë është aq e thjeshtë dhe kremoze sa që do të ju shkrihet në gojë – dhe për ta përgatitur ju duhen vetëm tre përbërës.
Përbërësit që ju duhen për këtë tortë janë:
- 10 vezë
- 220g sheqer
- 1,5l qumësht
Përgatitja:
Në një enë, thyeni vezët dhe përzieni me mikser derisa përbërja të bëhet si me shkumë. Më pas, hidhni sheqerin dhe vazhdoni ta përzieni me mikser derisa përbërja të bëhet si brumë. Pastaj, pak nga pak hidhjani qumështin dhe vazhdoni ta përzieni përbërjen. Në fund, brumin derdheni në një tepsi të vogël katrore prej qelqi dhe piqeni në 200 gradë C për 50 minuta. Ju bëftë mirë!
Videon e përgatitjes mund ta shihni më poshtë: