ujë

Mos e lini më një gotë ujë afër shtratit, kur bini për të fjetur

Shumica e mjekëve këshillojnë që të pini 8 gota ujë në ditë për të qenë të hidratuar. Por shumë njerëz nuk e marrin sasinë e nevojshme të ujit, kështu që përdorin metoda të ndryshme për t’ia kujtuar vetes se duhet të pinë ujë.

Dhe vendosja e një gote ujë afër shtratit të dhomës gjatë natës është një përkujtues i mirë se duhet të pini një gotë ujë në mëngjes. Megjithatë, të mbash një gotë ujë pranë shtratit mund të mos jetë aq e shëndetshme sa mendoni.

Ne i gjetëm disa arsye të dëshmuara shkencërisht pse nuk duhet ta bëni këtë – dhe pse duhet ta pini një gotë ujë të freskët në mëngjes, menjëherë sapo të zgjoheni.

Mbeturinat mund të përfundojnë në ujin tuaj

Të mbushni një gotë ujë dhe ta lini deri në mëngjes hapur, nuk është mirë për shëndetin pasi në të mund të hyjnë lloje të ndryshme të mbeturinave dhe mikrobeve. Madje, ka mundësi që mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera të përfundojnë në gotën tuaj gjatë natës, transmeton Pergatit.com. Pluhuri dhe mbeturinat e tjera hyjnë në ujë kur jeni duke fjetur dhe mund të mos e vëreni kur ta pini ujin në mëngjes.

Uji kthehet në një terren të pëlqyer për shtimin e mikrobeve

mikrobe

Kur e pini një gllënjkë ujë, miliona baktere transferohen nga goja juaj në gotë dhe pastaj në ujë. Kështu që nëse vendosni të pini pak ujë nga ajo gotë në mbrëmje para se të flini gjumë, bakteret do të futen brenda gotës dhe do të shumohen deri në mëngjes.

Rrezik për shok elektrik

Shumë njerëz i kanë prizat elektrike afër shtratit, për t’i mbushur celularët. Kështu që nëse e vendosni një gotë ujë afër shtratit dhe më pas e rrëzoni aksidentalisht natën me dorë, uji mund të spërkasë, duke shkaktuar rrezik potencial nga shoku elektrik dhe qarku i shkurtër, transmeton Pergatit.com.

Uji bëhet më acidik

Kur e lini ujin në gotë të hapur, mund të absorbojë sasi të vogël të dioksidit të karbonit, duke e ndryshuar balancën e saj pH. Si rezultat i kësaj, uji mund të bëhet më acidik me nivel më të ulët të pH. Kjo nuk ndikon ndoshta shumë në shëndetin tuaj, por mund të ndryshojë shijen e ujit.