Krofne me marmelatë

Përbërësit:

40gr maja e freskët, 550gr miell, 250ml qumësht, 5 të verdha të vezës,100gr sheqer,
100gr margarinë, pak kripë, një lëvore limoni, vaj për fërgim, sheqer pluhur të përzierë me sheqer vanilje, mbushja sipas dëshirës me marmelatë.

Përgatitja:

Në një enë të voglë hedhim 150ml qumësht mesatarisht të ngrohët pastaj shtojmë majën, një lugë sheqer dhe një lugë miell e përziejmë dhe e lemë të fermentohet. Në një enë më të madhe qesim të verdhat e vezës, sheqerin, kripën, qumështin e mbetur, lëvoren e limonit, dhe sheqerin e vaniljes.

Këtë masë e ngrohim pak por kurrsesi të vlojë, pastaj në një enë më të madhe hedhim miellin, majën e fermentuar, masën e ngrohur me të verdhat e vezës dhe margarinën e shkrirë. Masën e përzijemë me mikser  për përzierjen e brumrave. Masën e përziejmë derisa të bëhet homogjene dhe të mos ngjitet për enë.

Brumin e nxjerrim nga ena ku është përzierë e vendosim në tavolinën e përmillur dhe e t’hollojmë një petë me trashësi 1cm. Nga peta nxjerrim krofnet me gotë të rrumbullakët dhe i vendosim në një shtrojë kuzhine të përmillur dhe i leni të qëndrojnë për 30-40 minuta të mbuluara me lecke kuzhine.

Ngrohim vajin në max dhe më pas ulim temperaturën përgjysmë në mënyrë që krofnet të mos skuqen shpejtë. Pra kur krofnet të jenë skuqur mjaftueshëm në të dyja anët i vendosim në letër kuzhine që të largohet yndyra e tepërt. Pastaj ato sheqerosen me sheqer pluhur të përzierë me sheqer vanilje dhe mbushen me shiring kuzhine me marmelatë. I servojmë sipas deshirës. Ju bëfshin mirë !